
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj është shprehur e bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i ketë 50% në zgjedhjet e shkurtit.
Ejupi-Hajzeraj ka thënë se opozita mund ta krijojë qeverinë e ardhshme.
“Ka një frymë që e nxjerrë LVV-në të parën. Po planifikohet ose me shku komplet opozita me kriju qeverinë për arsye se nuk mundet i pari. VV kësaj radhe nuk i merr 50%”, ka thënë ajo.
Ajo ka theksuar se një koalicion i mundshëm mund të ndodhë vetëm mes VV-së dhe PDK-së, ndërsa për LDK-në tha se po dëshiron të jetë ndryshimi dhe se nuk do të bëjë koalicione.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt të këtij viti. /Gazeta10/