Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ekipet janë në teren do ta pastrojnë sot” – Deqani për mbetjet e kurbanëve në Pejë

Gazeta10
28 May 2026 - 9:41

Zëdhënësi i komunës së Pejës, Valmir Deqani në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” i’u është përgjigjur ankesave që janë drejtuar në redaksinë tonë.

Deqani u përgjigj sa i përket hedhjes së lëkurës së kurbanëve në lumin Bistrica, dhe tha se pastrimi i lumenjëve është përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit.

Ai shtoi se në një moment kur kanë dashur ta pastrojnë një lum në Pejë janë gjobitur me 5005 euro gjobë.

“Therrja e kurbanëve është bërë në therrtore, ndërsa në pjesën afër lumit Bistrica është bërë vetëm shitja e tyre, ekipet janë në terren duke u marrë me pastrimin e rrugëve pas festës së Kurban Bajramit, dhe në atë zonë pothuajse cdo vit shiten njëjtë cdo vit bëhet metofa e njëjtë e shtijes, lumenjtë janë pjesë e Ministrisë së Mjedisit dhe njëherë kemi tentuar ta pastrojmë njërin nga lumenjtë në Pejë nga mbeturinat, dhe ne si komunë jemi gjobitur në shumë prej 5000 euro pse kemi dashur ta pastrojmë lumin”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.