
Gazetarja e Kanal10, e cila po qëndron në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, Gresa Bardhecaj ka thënë se situate aktuale në këtë pjesë të vendit është e qetë dhe nën monitorim të forcave të Policisë së Kosovës.
Ajo ka theksuar se për dallim nga fshati Rudar, në Lagjen e Boshnjakëve, vërehet edhe qarkullim më i mad hi automjeteve, shkruan Gazeta10.
“Aktualisht ndohemi në Lagjen e Boshnjakëve, ku po qëndrojnë edhe forcat e policisë së Kosovës. Situata këtu është e qetë. Ne erdhëm këtu nga fshati Rudar, ku situate edhe atje ishte e qetë duke u monitoruar nga KFOR-i. Në Lagjen e Boshnjakëve pëqr dallim nga fshati Rudar këtu gjendja është më e qetë dhe ka edhe frekuentim më të madh të automjeteve”, ka thënë gazetarja Bardhecaj në Politiko. /Gazeta10