Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ekrem Hyseni: LDK e ka një program ambicioz, të guximshëm dhe gjithëpërfshirës!

Gazeta10
07 Shkurt 2025 - 21:05

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni ka deklaruar se partia e tij ka një program gjithëpërfshirës.

Sipas Hysenit, LDK ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët në Kosovë.

“Tash në zgjedhje vijmë me një program të qartë politik i cili përfshin të gjitha fushat prej ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe rritjes së pagave”, ka thënë Hyseni.

Kandidati për deputet e ka përshkruar programin e LDK-së si të arsyeshëm, ambicioz dhe i guximshëm.

“Ne si LDK kemi përzgjedhur kandidatët të cilët përfaqësojnë një profil politik dhe profesional nga aspekti ligjor”, ka deklaruar ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.