Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

EKSKLUZIVE: Aksion në Ujman, rrënohen objektet e ndërtuara ilegalisht

Gazeta10
26 June 2026 - 18:09

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka ndërmarrë sot një aksion për largimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të kundërligjshme përgjatë brigjeve të Liqenit të Ujmanit.

Burime të Kanal10 bëjnë të ditur se aksioni është fokusuar në lirimin e hapësirave publike që, sipas autoriteteve, ishin uzurpuar përmes ndërtimeve pa leje.

Në terren janë angazhuar inspektorët e ministrisë, të mbështetur nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit, ndërsa janë përdorur edhe makineri të rënda për rrënimin e objekteve.

Redaksia jonë nuk ka arritur të konfirmojë pronësinë e objekteve të rrënuara, të cilat, sipas institucioneve, ishin ndërtuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për planifikimin hapësinor dhe mbrojtjen e hapësirave publike./gAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.