Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

EKSKLUZIVE / Deputeti Gashi: Të gjitha amandamentet e Serbisë u hodhën poshtë!

Gazeta10
16 April 2024 - 12:11

Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë Komitet nuk kanë kaluar asnjë prej amendamenteve të propozuara nga Serbia dhe as ai i Italisë që fliste për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë e ka bërë të ditur edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi në Speciale në Kanal10.

“U hodhën poshtë të gjitha amandamentet e Serbisë për Kosovën, dhe amandamentet e të kordinuara nga Serbia të propozuar nga disa deputet italian dhe hungarez”, tha ai në Kanal10.

Në total ishin 16 amendamente, ku prej tyre kanë kaluar vetëm tri, përkatësisht amandamenti një, amandamenti 11 dhe amandamenti 12./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.