
Deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot në Strasbourg do të diskutojnë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
Nëse dy të tretat e parlamentarëve që përfaqësojnë 46 vendet anëtare votojnë “po”, çështja e anëtarësimit dhe vendimi përfundimtar mund të jenë në agjendën e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës më 16 maj.
Gazeta10 ka siguruar Dokumentin i cili pritet të diskutohet sot në Këshillin e Evropës.
Në Dokument flitet për kushtet e plotësuar nga ana e Kosovës për anëtarësim në KiE.
Dokumenti përmban edhe amandamentet e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Në këtë dokument të hartuar nga Dunja SIMONOVIĆ BRATIĆ, znj Biljana PANTIĆ PILJA, Znj. Elvira KOVÁCS, Branislav BORENOVIĆ, Dubravka thuhet se Kosova nuk duhet të marrë një përgjigje pozitive sot.
Me amendamentet e bëra nga anëtarët e Serbisë, është shkelur në mënyrë të pardrejtë marrëveshja e Ohrit, raporton gazeta10.
Përfaqësuesit serbë përmes këtyre amendamenteve po lobojnë të vendet përfaqësuese të KiE për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. /Gazeta10/
Gazeta10 me poshtë ju sjell dokumentin e plotë qe pritet të diskutohet sot në KiE: