Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ekskluzive: Një grup invesitorësh italian në krye me Andrea D’Amico kanë ofruar mbi 1 milion euro për blerjen e klubit të Gjilanit

Gazeta10
12 September 2022 - 14:05

SC Gjilani shumë shpejt mund të bëhet me pronarë të rinj, raporton Gazeta10.

Menaxheri italian i futbollit, Andrea D’Amico, ka udhëtuar për në Kosovë për të folur me drejtuesit e ‘Skifterave’, për blerjen e këtij klubi.

Poashtu D’Amico është takuar edhe me presidentin e FFK-së Agim Ademin për të folur rreth interesimit të tij për blerjen e Gjilanit.

Kanal10 mëson se shuma që ka ofruar D’Amico se bashku me një grup investitorësh Italian është mbi 1 milionë euro.

Në korrik të këtij viti presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka, kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit, por Zuka do të mbetet në krye të ekipit gjilanas derisa ta marrë udhëheqjen kryesia e re. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.