
Rinor Hoxha pritet të jetë përforcimi më i ri i Klubit Futbollistik “Llapi” në afatin kalimtar të janarit.
Siç merr vesh ekskluzivisht “Kanal 10” marrëveshja ndërmjet klubit llapjan dhe futbollistit nga Vitia tashmë është punë e kryer.
Hoxha ishte pjesë e Vllaznisë nga Pozherani në Ligën e Parë, derisa ishte rikthyer në Kanadë për të vazhduar qëndrimin.
Nga janari ai pritet që të rikthehet sërish në futbollin kosovar, teksa këtë herë do të provoj fatin e tij në Superligë.
Hoxha ishte njëri ndër sulmuesit më të dalluar të Ligës së Parë.