Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

EKSKLUZIVE: Stivi Frashëri është lojtar i Lirisë, e konfirmon Valon Osmani

Gazeta10
04 February 2024 - 23:30

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.

Studios së emisionit “Kampionët” i rikthehet analisti i përhershëm, Bekim Isufi, të cili i bashkohen edhe Valon Osmani, Arbër Prekazi, Mevlan Zeka, Taulant Dajaku dhe Samir Sahiti.

Për herë të parë në këtë vit, presidenti i klubit të Lirisë, Valon Osmani foli edhe për ndryshimet në stinorin pranveror.

Ai në emisionin “Kampionët” ka konfirmuar nënshkrimin më të ri të klubit nga Prizreni.

“Mund të konfirmoj se Liria ka arritur të nënshkruajë me Stivi Frashërin, i cili tashmë mund të llogaritet lojtari ynë më i ri” – tha ai.

Stivi Frashëri ka qenë edhe më herët pjesë e Superligës te Ballkani, me të cilin fitoi titullin kampion dhe luajti në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.