
Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Europiane (CEPA), , ka thënë në Twitter se ushtria ruse në Ukrainë po vepron ngjashëm si ushtria serbe në luftërat e fundit ballkanike, raporton Gazeta10.
“Ushtria ruse është shumë e ngjashme me ushtrinë serbe gjatë rënies së Jugosllavisë – tërhiqet dhe ikën kur përballet me një forcë luftarake profesionale”, shkroi Bugajski në Twitter.
Ai iu përgjigj gazetares ukrainase, Ilia Ponomarenko, që kishte thënë se fatkeqësia e Rusisë në Rajonin e Kharkiv-it do të studiohet si një nga goditjet më të mëdha në historinë ushtarake.