Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Eksperti i rrjeteve sociale njofton për rreziqet e lajmeve të rreme të përhapura në Facebook

Gazeta10
28 Gusht 2024 - 15:52

Eksperti i rrjeteve sociale, Dardan Hasku ka dalë me disa konkluzione pas përhapjes së lajmeve të rreme në Facebook, ku gazetarë e analista shpallen të vdekur.

Ai flet edhe për një “investim në platformë kriptovalutash”, që gjithçka është mashtrim.

Hasku apelon për kujdes derisa thekson se “mungesa e edukimit medial dhe vetedijes se perdorimit te rrjeteve sociale, fatkeqesisht i bon shume njerez me ra pre e ketyne, sidomos masi e kane bo kaq te avancume”.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Kohet e fundit po ju dalin disa ads te cuditshme nga disa faqe ne fb me gazetare e analista te Kosoves, kryesisht po pretendohet se kane vdek.

Ne fakt pastaj hapet nje link, me informatat si me poshte. Eshte nje scam, ku ju bohet thirrje me nje interviste te sajuar per me investu ne nje ‘platforme kriptovalutash’. Paret qe i qitni aty potencialisht, vec mundeni me i pershendet, e rreziqet munden me qene edhe pertej asaj.

Prej analizes qe ia bona reklamave dhe permbajtjes se nje faqe, keto jane konkluzionet per rrugetimin e krejt platformes deri te mashtrimi:

– Fillimisht, duket se keta nuk jane shqiptarë, ose eshte kombinim i te huajve me ndonje freelancer shqiptar. Ose eshte shqiptar shume inteligjent qe shitet sikur nuk eshte :));

– E dyta, e kane kopju komplet interface te Telegrafit, ne menyre shume te avancuar, te duket sikur ke hy ne telegraf (shumica nuk e kqyrin url, vetem dizajnin);

– E treta, Facebook ta jep nje mundesi qe me pase nje display url ndryshe nga url i vertete. Pra, ne kete rast, url eshte royfractal.com, por ne reklame e kane bo me u shfaq sikur telegrafi.com. Nuk e di pse e mundeson kete gje FB, teper shume keqperdorime jone bo me kete sen te na, sidomos ne zgjedhje;

– E katerta, keta e kane kuptu qe senzacioni dhez, andaj kane kriju ads kryesisht me ‘vdekje’ te protagonisteve. Njerezit e klikojne linkun (i del si telegrafi) plus eshte nje bisede e montume qe edhe pse s’ka sens logjik, senzacioni te shtin me kliku.

– E pesta, ne Url mrenda e vazhdojne senzacionin si ne kete shembull kishe ne mes te emisionit i ka thirr Banka Qendrore me nderpre emisionin. Dizajni eshte identik si i Telegrafit, ndersa e kane perdor nje interviste te Beratit me Adriatikun, vec i kane fabriku disa screenshots edhe komplet faktey, tu te drejtu ne nje platforme qe eshte 100% scam.

Mungesa e edukimit medial dhe vetedijes se perdorimit te rrjeteve sociale, fatkeqesisht i bon shume njerez me ra pre e ketyne, sidomos masi e kane bo kaq te avancume, andaj ju lutem, SHUME KUJDES!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.