Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekstradohet nga Kroacia kosovari i kërkuar nga INTERPOL

Gazeta10
16 May 2026 - 10:19

Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë pasi po kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  më 15.05.2026,  ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar I.E., nga Kroacia për në Kosovë”, njoftoi policia.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete kroate pasi që kërkohej nga autoritetet kosovare.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre kroate.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit për vazhdim me procedurat tjera ligjore, tha policia.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.