Gazeta10

Elbert Krasniqi jep detaje për betimin e dy krytarëve në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se për nesër çdo gjë është gati që të bëhet konstituimi i kuvendeve komunale në Zveçan dhe Leposaviq, si dhe për betimin e kryetarëve të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

“Nesër do të organizohen seancat e asambleve komunale në zyrat lokale për komunitete. Këtë si ministri e kemi mbështetur, nesër çdo gjë është gati që asambleistët të emërohen dhe kryetarët të betohen që të fillojnë punën e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Ai, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar se kryetarët në fjalë do t’i kryejnë punët e tyrë në komuna ashtu siç u takon me ligj.

“Kryetarët do të ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues dhe ligjor në komunën ku kanë marrë pjesë. Janë të zgjedhur, i kanë fituar zgjedhjet ata do të jenë në shërbim të qytetarëve. Ligji për Vetqeverisje Lokale parasheh secilin detaj,kështu që kryetarët do të vazhdojnë të punojnë në komunën ku janë zgjedhur”, ka thënë Krasniqi./Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën