
Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmë në Serbi afër kufirt me Bosnjë Hercegovinën.
Autori siç kanë raportuar mediat serbe dyshohet se është Faton Hajrizi i arratisur ditë me parë nga burgu i Smrekonicës.
Autoritetet serbe janë alarmuar për kësaj ngjarje duke mobilizuar aparatin shtetëror në kapjen e Faton Hajrizit.
Megjithatë deri me tani shteti serb nuk kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin kryesor për këtë rastë, ndërsa brenda shtetit të Bosnjës është arrestuar burrë e grua e që sipas zyrtareve serbë, e kanë ndihmuar Faton Hajrizin që të arratiset, raporton gazeta10.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 thotë se këtë rast autoritetet serbe po e trajtojnë si vepër terrorizmi.
Ai ngre shqetësimin që ky rast të përdoret nga autoritetet serbe për maltretimin e shqiptarëve që kalojnë nëpër shtetin serb, e në veçanti të mërgimtarëve, raporton gazeta10.
“Mobilizimi i shtetit serb nuk ka të bëjë me kapjen e autorit e cili dihet se nuk ndodhet brenda shtetit të Serbisë, por po e trajtojnë këtë rast si vepër terrorizmi”, ka thënë Elezi. /Gazeta10/