Politiko

Elezi i bindur: S’ka dilema, Serbia qëndron prapa aktit terrorist në Veri

Gazeta10
03 Dhjetor 2024 - 21:14

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi është shprehur i bindur se Serbia qëndron mbrapa sulmit të 29 nëntorit tek kanali iIbër-Lepencit.

Elezi në emisionin “Politiko” në kanal10 deklaroi se krejt kjo po ndodh si plan parandalimi të zgjedhjeve qendrore në Kosovë, raporton Gazeta10.

“Synimi i tyre kryesor ka qenë për të vazhduar që ta destabilizojnë situatën e sigurisë së Kosovës, pikërisht para zgjedhjeve të 9-të shkurtit. Lista Srbska si duket tani e ka humb fuqinë në veriun e Mitrovicës, dhe duket që e njejta tani po dëshiron ta konstatoj situatën e rëndë të sigurisë në veri. OSBE-ja e cila e vlerëson situatën e sigurisë për organizimin e zgjedhjeve, të deklaroj se s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në atë zonë dhe të kalohet në situatë politike”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, është e qartë që Serbia qëndron mbrapa këtyre sulmeve atje.

“Në një nga pankartat e gjetura ka shkruar: Jo zgjedhjeve shqiptare të 9 shkurtit. Kjo vërteton se Serbia nuk dëshiron që të kemi zgjedhje në këtë kohë atje, në mënyrë që Kosovës t’i faturohet gjendje faktike. Nuk ka dilemë, është e qartë që presidenti i Serbisë Vuçiq qëndron prapa me shërbimet sekrete ushtarake”, shtoi ai. /Gazeta10

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.