Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Elezi sjell pamje se si i arrestuari Dragisha Viçentijeviq, trajnonte persona për sulme në veri

Gazeta10
03 December 2024 - 21:40

Jovan Viqentijeviq e Dragisha Viqentijeviq  janë dy vëllezërit e arrestuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nën dyshimet se  qëllimshëm dëmtuan kanalin e Ibër-Lepencit.

 

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezaj në studion e “Politiko” ndau pamje dhe detaje për njërin prej tyre, duke thënë se konfirmon dyshimet se mbrapa sulmit qëndron shteti serb, raporton Gazeta10.

Mes tjerash, Elezi bëri të ditur se atje janë dy baza ushtarake përgaditëse për komunitetin serb.

“Fakti që ky person kryen trajnime në një vend e patë, në një bazë mirë të organizuar, me një armë të veçantë përshembull është e nivelit të lartë, një snajper me rreze veprimi të gjatë dhe e rrezikshme jashtëzakonisht shumë. Është një dëshmi tek dyshimet që Serbia qëndron mbrapa saj. Në rast se ky person i arrestuar është në këtë fotografi, atëherë qartazi kemi të bëjmë me përgaditje speciale. Poligon i ndërtuar eksluzivisht për çështje të tilla. Ekziston dyshimi se janë dy baza ku trajnohen qytetarët serb që trajnohen pikërisht kur ka Serbia nevojë”, deklaroi ai. /Gazeta10/

 

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.