Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhevdet Qeriqi: Avokatët vendorë të inkuadrohen në Apel, t’bëjnë çmos për katër ish-krerët e UÇK-së

Gazeta10
13 October 2026 - 22:02

Veterani i luftës, Xhevdet Qeriqi, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pritjet për fazën e apelit.

Qeriqi ka deklaruar se, sipas tij, procesi nuk është përqendruar vetëm te veprimet individuale të të akuzuarve, por ka prekur edhe vetë UÇK-në.

Ai ka theksuar se zgjatja e procesit dhe pritjet e qytetarëve për një vendim lirues kanë qenë shqetësime të vazhdueshme, duke shtuar se qytetarët kanë besuar në luftën e drejtë të UÇK-së, të cilën e kanë përjetuar vetë.

“Secili qytetar ka qenë i bindur se vendimi do të jetë lirues. Kanë besuar në luftën e drejtë të UÇK-së, sepse e kanë përjetuar vetë qytetarët e Republikës së Kosovës. Edhe marrja e vendimeve të tilla për ne ka qenë e papranueshme”, ka deklaruar Qeriqi.

Ai ka vlerësuar se katër ish-krerët e UÇK-së janë trajtuar, sipas tij, në mënyrën më të keqe nga Gjykata Speciale.

Qeriqi ka thënë se institucionet e Kosovës dhe shoqëria duhet të angazhohen më shumë në fazën e apelit, në mënyrë që të kontribuojnë në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka kërkuar që në këtë proces të përfshihen edhe avokatë dhe ekspertë vendorë, të cilët mund të ndihmojnë me dëshmi dhe argumente në mbështetje të mbrojtjes.

“Unë mendoj se duhet të angazhohen edhe avokatë vendorë, ekspertë, t’i ofrojnë dëshmitë dhe të punojnë në këtë drejtim”, ka thënë Qeriqi në “Politiko” të Kanal 10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.