
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Adresa” në Kanal10, Arben Ahmeti, ka paralajmëruar një zhvillim të ri lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas paralajmërimit të Ahmetit, nesër Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, pritet të publikojë një raport që lidhet me një hetim dyvjeçar, të cilin institucioni që ai drejton e ka ndërmarrë me iniciativë të vet.
Ahmeti ka lënë të kuptohet se të gjeturat e raportit mund të ngrenë pikëpyetje serioze lidhur me besimin në drejtësinë e këtij institucioni.
“Të gjeturat e raportit do të na bëjnë me turp gjithëve që kemi besuar për çfarëdo drejtësie në atë institucion. Kaç mund të them”, tha Ahmeti.
Për më shumë: