Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elezi i bindur: Vuçiq i premtoj Macronit arrestimin e Radojçiqit, por situata do të eskalonte …

Gazeta10
13 Shtator 2024 - 19:06

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka folur për premtimin që i ka bërë presidenti serb, Vuçiq presidentit të Francës, Macron për arrestimin e Radojçiqit.

Sipas tij, Vuçiq i premtoi Macronit që do ta arrestojë Radojçiqin, por që sipas tij kjo situatë do të eskalonte, raporton Gazeta10.

“Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i kishte premtuar presidentit të Francës, Macron se do ta arrestonte Radojçiqin para se ai të vinte në Serbi por njëkohësisht e kishte informuar se janë rreth dy mijë burra që kujdesen dhe eskalon situata brenda Serbisë në rast se do të bënin përpjekje për arrestimin e tij, dhe ti plotësojë dëshirën në mënyrë që ta marrë pakon e plotë të marrëveshjes për fluturaket”, tha ai në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.