
Dy rastet tragjike që përfunduan me tre të vrarë brenda 24 orëve në Vushtrri ngritën alarmin e sigurisë në vend.
Sipas ekspertit të këtyre çështjeve, Bedri Elezit siguria në vend ka arritur degradim serioz, teksa shtoi se ndër shkaktarët kryesor vazhdon të jetë armëmbajtja pa leje.
“Dy rastet në Vushtrri janë të fundit por jo të vetmet, kemi një degradim të serioz të sigurisë publike e posaçërisht për shkak të armëmbajtjes pa leje, nga persona inkompetent dhe personat inkompetent janë rrezikushmëri e drejtpërdrejtë e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Tutje, Elezi në emisionin “Gazeta” shtoi se edhe në rrjetet sociale shihen raste kur publikisht ekspozohet dhuna.
“Sot është bo modë, kogja krenari. Të rinjt të cilët kanë qenë në masa penale me ekspozimin e dhunës që e bëjnë në rrjete sociale e kanë një mbështetje të jashtëzakonshme të atyre që i shikojnë. Rasti konkret, do të ishte me rëndësi ta dinim nëse e ndjera i ka paraqit në polici rastet e më hershme. Ka qytetarë që nuk janë të gatshëm me raportu ngjarjen”.