Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Eli dhe Mad Lion po vijnë me duet, mësoni detajet

Gazeta10
13 January 2025 - 12:36

Rap-artisti i njohur nga Prishtina, Eli, po përgatitet të sjellë një tjetër hit që pritet të dominojë skenën muzikore.

Kësaj here, ai vjen në një bashkëpunim të fuqishëm me legjendën e muzikës hip hop, Mad Lion.

Kënga e re është punuar nga producenti i njohur shqiptar, Don Arbas, i cili njihet për krijimin e hiteve që kanë lënë gjurmë në industrinë muzikore.

Zhanri i këngës do të jetë një miks dinamik i hip hop-it dhe ritmeve që karakterizojnë stilin unik të dy artistëve.

Eli ka ndarë disa detaje në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazmin për këtë bashkëpunim dhe duke paralajmëruar që projekti është diçka ndryshe nga çdo gjë që kemi dëgjuar deri tani.

Rrini gati, sepse Eli dhe Mad Lion kanë përgatitur diçka të jashtëzakonshme!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.