Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Elijona po i “çmend” bizneset me tarifat e saj… sa kushton një postim?

Gazeta10
11 March 2026 - 13:27

Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, duket se po shijon suksesin edhe pas përfundimit të spektaklit, duke u kthyer në një nga emrat më të kërkuar për reklama në rrjetet sociale.

Pas ekspozimit të madh që mori gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, interesimi i bizneseve për bashkëpunim me influenceren është rritur ndjeshëm. Sipas burimeve pranë saj, Elijona tashmë ka vendosur një tarifë të konsiderueshme për promovimet në profilin e saj në rrjete sociale.

Mësohet se për publikimin e një videoje reklamuese në profilin e saj, ajo kërkon rreth 7.500 euro. Ndërsa në rastet kur bashkëpunimi përfshin dy video promocionale, çmimi total ulet në rreth 14 mijë euro.

Po ashtu, thuhet se materialet reklamuese që publikohen në profilin e saj nuk qëndrojnë përgjithmonë, pasi ato mbeten të publikuara për një periudhë të kufizuar prej rreth tre muajsh. Kjo është një praktikë që po përdoret shpesh nga influencuesit për të ruajtur balancën mes përmbajtjes personale dhe asaj komerciale.

Popullariteti i Elijonës u rrit ndjeshëm gjatë rrugëtimit të saj në këtë format televiziv. Ajo arriti të tërheqë vëmendjen e publikut për mënyrën e saj të komunikimit dhe për qëndrimin që mbajti gjatë gjithë spektaklit, pavarësisht moshës së re.

Në fund të garës, ajo u rendit në vendin e dytë, ndërsa fitues i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova u shpall Londrim Mekaj, i cili arriti të marrë mbështetjen më të madhe nga publiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.