Në sezonin e katërt të emisionit Politiko, në Kanal10, i cili po zhvillohet aktualisht në pjesën veriore të Mitrovicës, i ftuar ishte zëvendëskomandati i stacionit policor të veriut, Veton Elshani.
Elshani bëri të ditur se situata në veri vazhdon të jetë e qetë, raporton gazeta10.
“Faleminderit që keni ardh këtu, prej ores 8 në mengjes e deri në mbrëmje ishim në detyrë, në uniformë. Tash edhe na kemi dal me lëviz, me shëtit. Kjo është e mundur, nuk ka ndonjë problem. Por situata këtu është thuajse çdo natë, ndonjëherë edhe më shumë. Tash kanë filluar edhe shkollat me siguri kemi me pas më shumë njerëz, pra situata është e qetë”, deklaroi Elashni në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10. /Gazeta10/