
Këngëtarja e famshme shqiptare, Elvana Gjata, ia ka uruar ditëlindjen babit të saj gjatë performancës në Sunny Hill, njofton Gazeta10.
Elvana Gjata dje ka qenë pjesë e festivalit Sunny Hill ku ka performuar së bashku me yllin botëror, Dua Lipa, si dhe Kidës.
“Të dua babi. Gëzuar ditëlindjen” dëgjohet duke thënë këngëtarja në video.
“Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im”, ka shkruar Gjata në llogarinë e saj në Facebook.
Sunny Hill vazhdon edhe sot deri më datën 7 gusht. / Gazeta10