
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.
Intervistë ekskluzive, informata të reja rreth kategorizimit të federatave sportive dhe ligjit të sponsorizimit. Të gjitha këto në një emision të vetëm.
Të ftuar këtë herë në studion e emision më të shikuar në vend janë: zv. ministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, gjersa në pjesën e dytë të ftuar janë: Avni Haxhiu, Kujtim Zebica dhe Elvira Dushku.
Në lidhje direkte janë të ftuar Safet Gërxhaliu dhe Remzi Ejupi.
Në diskutim e sipër, sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku tha se keqpërdoruesit e ligjit të sponsorizimit nuk e kanë vendin në sport.
“Ligji i sponsorizimit është një gjë shumë e mirë që i ka ndodhë sportit kosovar, madje jemi të kënaqur që kemi arritur të fitojmë 5.8 milionë për të gjithë klubet” – tha ajo.