Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elvis Hoxha lajmërohet nga Tirana, tani merret me statisikat e sistemit drejtësisë në Kosovë

Gazeta10
06 September 2022 - 11:58

Këshilltari i kryeministrit Kurti, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, me një postim në Facebook, ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë nga Tirana.

Ai tha se nevojitet transparencë në sistemin gjyqësor dhe se fshehja është mungesë e llogaridhënies ndaj publikut dhe mungesë e përgjegjësisë ndaj shtetit.

“Sa ka bërë gjyqësori deri tani? Jo shumë. Ka vendosur lëndët fizike në sistem elektronik. Ende gjyqtarët dhe prokurorët refuzojnë ta përdorin sistemin. E pse të mos refuzojnë? Kështu puna e tyre mbetet e fshehur prej publikut. E njëjta ndodh me statistikat. Nuk i japin. Statistikat duhet të gjenerohen e të publikohen në kohë reale. Në veçanti duhet pasur qasje Ministria e Drejtësisë që bën politika për sektorin e drejtësisë. Kur kuptohen mangësitë e sistemit, përmirësohen edhe politikat.”, tha Hoxha.

Tutje ai tha se gjyqësori është ai që pengon procesin e hetimeve të Ministrisë së Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë hendikepohet qëllimisht nga ana e gjyqësorit… Fshehja e statistikave që reflekton punën, është mungesë e llogaridhënies ndaj publikut. Mos koordinimi me pushtetet tjera, është mungesë e përgjegjësisë ndaj shtetit.”, tha ndër të tjera Hoxha./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.