
Njohësi i tregjeve financiare, Emanuel Bajra në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e Re”, ka treguar detaje rreth aplikacionit më të ri “Deepseek”.
Ai tregoi se ky aplikacion po e sfidon edhe ChatGPT-në, raporton Gazeta10.
“Ndryshimi i aplikacionit ‘Deepseek’ nga aplikacionet e tjera është sepse jep përgjigje më funksionale dhe më të shpejtë, sepse mënyra se si e logjikon dhe i përdor ato parametrat, dmth për një përgjigje i përdor 37 mijë parametra përderisa me ChatGPT është e kundërta, prandaj përdor resure shumë më pak por përgjigjet i ka shumë më efektive”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10