
Emerson Royal ‘i përshtet një gjiganti si Real Madridi”, kështu ka thënë agjenti dhe babai i lojtarit, me mbrojtësin brazilian që po konsideron largimin nga Tottenhami në fund të sezonit.
24-vjeçari është duke luajtur sezonin e tij të dytë me fanellën e Spurs, pasi u transferua në Londër nga Barcelona në vitin 2021.
Deri më tash ai është paraqitur në 73 ndeshje me fanellën e klubit nga Londra Veriore, por nuk është se i ka bindur drejtuesit e klubit me performancat e tij.
Kampi i lojtarit janë të bindur se Emerson ka një të ardhme të ndritur para vetes, dhe mësohet se një rikthim në La Liga është një opsion real për brazilianin.
Babai i tij në një intervistë u shpreh: “Ekziston një mundësi e madhe që Emerson do të largohet nga Tottenhami. Ne besojmë se është koha që ai të bëj hapin e madh në karrierë dhe të shkojë tek një ekip që lufton për tituj. Unë mendoj se ai i përshtatet një gjiganti siç është Real Madridi.”
Emerson ka kontratë valide me Tottenhamin deri në vitin 2026 me opsionin e rinovimit edhe për 1 sezon tjetër.
Tani mbetet të shihet në qoftë se Real Madridi do ta konsiderojë mundësinë e transferimit të tij.
“Los Blancos” tash e sa kohë janë duke monitoruar lojtarë të ndryshëm që luajnë si mbrojtës i djathtë, dhe emri i Emerson mund të diskutohet si njëri nga alternativat.