
Kritika të reja kanë vazhduar drejtuar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila në reagimin e saj për sulmin në Poloni, fajësoi Rusinë dhe ftoi BE-në të ndërmarrë masa ndaj këtij shteti.
“MPJ pervec qe paska informacion e paska thirr edhe BE e NATO me nderhy ne Rusi e gjithkah ku ka mbeshtetes Rusia! Me pas kon vend anetar i NATOs, paskem pas me i nise trupat sonte per Rusi”, ka shkruar njohësja e rrethanave politike, Donika Emini, shkruan Gazeta10.
Postimi i plotë:
Polonia hala nuk ka dale zyrtarisht me qendrim zyrtar. Nuk po folet per artikullin 5 por per artikullin 4 i cili parasheh vendet e NATOs me u mbledh e me diskutu krejt per nje qendrim qe mundet me sjelle veprimet qe parasheh artikulli 5.
Ne nderkohe, MPJ pervec qe paska informacion e paska thirr edhe BE e NATO me nderhy ne Rusi e gjithkah ku ka mbeshtetes Rusia! Me pas kon vend anetar i NATOs, paskem pas me i nise trupat sonte per Rusi.
Calmate teneqe.