
Përfaqësuesi gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një fjalim në Samitin për Paqe dhe Demokraci të Kosovës, ka thënë se tani qëndrimi i Kosovës për njohje është duke rikthyer në thelb dialogu dhe se BE-ja është duke punuar për të krijuar një momentum për liberalizimin e vizave, raporton Gazeta10.
“…Qëndrimi klasik i palës kosovare për të ecur përpara me njohjen rikthen në thelb debatin, dhe kjo për shkak se ne kemi një pozicion të unifikuar të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të institucioneve evropiane dhe të partnerëve tanë në SHBA dhe gjithashtu në MB për këtë… BE-ja të paktën muajin e fundit ishte në gjendje të krijonte vrullin e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe ne po punojmë për të krijuar të njëjtin momentum edhe për vizat liberalizimi për Kosovën.”, tha Manuel Sarrazin.
Tutje, ai shtoi se Gjermania mbështet plotësisht Miroslav Lajçak duke thënë se dialogu Kosovë-Serbi është detyrë e besuar plotësisht atij.
“Miroslav Lajçak ishte në gjendje të negocionte një marrëveshje për kartat e identitetit… ne gjermanët jemi duke qëndruar plotësisht pas rolit të Miroslav Lajcak si lehtësues për dialogun dhe ne do të bëjmë atë që ai është duke na kërkuar për ta mbështetur atë.”, tha Sarrazi.
Sarrazi tha se ajo se çfarë kanë frikë nuk kanë dështimi në këtë dialog por mos bërja e mjaftueshme për ta çuar përpara rajonin.
“Komunikimi i sinqertë është i rëndësishëm dhe pritshmëria e qartë për të dyja palët. Kancelari Scholz ishte mjaft i qartë për qëllimi i të gjithë procesit, njohja reciproke si një hap përpara anëtarësimi në BE për të dy shtetet. Nga ana tjetër, presim edhe nga pala kosovare një përkushtim të qartë për dialogun dhe pastrimin e temave të cilat janë përcaktuar në Marrëveshjen e Brukselit, natyrisht në kuadër të kornizës kushtetuese.”, tha ndër të tjera përfaqësuesi gjerman./Gazeta10.