Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Emmerson i reagon prokurorit, Veseli nuk ishte pjesë e Shtabit deri në pranverën e 1999

Gazeta10
20 March 2023 - 11:14

Gjatë seancës që po mbahet, përfaqësuesit e Prokurorisë Speciale kanë pyetur palët mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së lidhur me funksionin e shtabit të UÇK-së, duke thënë se me sa kuptohet nga dosjet e tyre, shtabi nuk kishte në dijeni për atë çfarë ndodhte në teren.

“Dua të sigurohemi që i kuptojmë çështjet që do të paraqisni ju lidhur me rolin funksionet të drejtat e shtabit të UÇK-së. Ne e kuptojmë se provat e Prokurorisë  të paraqiten janë se klientët e tuaj do të jenë për përgjegjësitë e tyre kanë qenë të emërimi dhe veprimet që janë marrë. Por duket se ka një fije të përbashkët që iu shkon katër dosjeve. Me sa kuptoj nga shtabi i përgjithshëm, nuk kishte fare ose shumë pak të drejta për atë që ndodhte në teren. Vendimet operacionale që kanë të bëjnë më këtë çështje janë marrë ose në nivel lokal, zona operative dhe jo nga shtabi i përgjithshëm.”

Lidhur me këtë avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson i është përgjigjur trupit gjykues duke ua kujtuar edhe gjykimin e Limajt dhe Haradinajt dhe duke thënë se Gjykata ka përshkurar UÇK-në njësoj edhe atëherë si një organizatë e cila funksionte lartë-poshtë, por që në të vërtetë Emerson ka thënë se “anëtarët e Shtabit as nuk e njihnin njëri tjetrin.”

“ZPS ka përshkuar UÇK si një organizata lartë poshtë, që kontrollohej nga shtabi i përgjithshëm, këtë e gjeni në dosjen paraparake të ZPS. Ne vazhdojmë të themi se dy trupa gjykues janë mbështetur në të njëjtat prova , shtabi përbëhej nga një grup i shpërndarë individësh që nuk kishin një vend të përcaktuar dhe madje as nuk e njihni njëri tjetrin dhe jo domosdoshmërisht e dinin kush ishin pjesë e shtabit dhe nuk komunikonin me njëri tjetrin. Rrallë takoheshin apo nuk takoheshin fare, sepse nuk ishin gjithnjë të pranishëm.”, deklaroi Emerson.

Tutje, pala mbrojtëse e Veselit ka thënë se Shtabi i UÇK-së si organ nuk mbanin takime të rregullta, për shkak të sigurisë madje as nuk identifikoheshin me emra, por me numra.

“Ky organ ishte si ishte, por nuk operonte si një Shtab i Përgjithshëm. Anëtarët e shtabit nuk takoheshin rregullisht, për shkak të sigurisë. Ata nuk identifikoheshin me emra por me numra. Në këto rrethana nuk është e paqartë se struktura e UÇK-së ishte e paqartë dhe hierarkia e saj. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk kishte një vend ku qëndronte, anëtarët e saj lëvzinin për shkak të sigurisë.  Nuk kishte shumë kordinim mes zonave të UÇK-së, Shtabi nxirrte deklarata dhe intervista për media ndërkombëtare që tregonin strategjitë dhe informonin”, ka thënë ai.

Madje Emerson ka thënë se Kadri Veseli nuk ishte pjesë e Shtabit deri në pranverën e vitit 1999./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.