Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Emmerson: Koha e kërkuar për gjykim, armik për drejtësinë dhe tregon kaosin e prokurorisë

Gazeta10
15 February 2023 - 11:35

Ben Emmerson, avokat i ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë sot në seancën e radhës statutore se koha të cilën e kërkon prokuroria për ta paraqitur lëndën, që është mbi 700 orë, tregon për një kaos në punën e prokurorisë.

Ai mori shembull krahasues edhe rastin e ish presidnetit serb, Slobodan Millosheviq, për të cilin, për tri luftra, u kërkuan 360 orë.

“Ka nje mungesë fokusi të qartë në menyrë se si çështja është ndërtuar dhe paraqitur. Paraqitja e provave në mënyrë rastësore, sic po do prokuroria, nuk do të ndihmoj, perveç se faktit se ne do të futemi në vështirësi”, tha Emmerson.

Ai tha se një gjykim i gjatë dhe i tillë siç po e dëshiron prokuroria, është edhe një armik i drejtësisë dhe cënim i të drejtave të të akuzuarve. 

“Jo vetëm për interesin e të ndihmuarit të prokurorisë ta paraqes në mënyrë koherente, por ne dhe ju dhe kemi një qellim të përbashket. Ne kemi për detyrë të sigurohemi, se nëse ata bëjnë punën në mënyrën kaotike do ta cenojnë drejtësinë. Në vetvete është në dëm te të akuzuarve sepse kanë dy vite që qendrojnë në paraburgim. Sepse zgjatja është armik i drejtësisë, i të drejtave të të akuzuarve”, ka deklaruar Emmerson.

““Aktakuza ndaj Millosheviqit, ku filloi fushata në Ballkan. Unë besoj që në këtë rast, periudha e aktakuzës mbuloi 10 vite në gjithë Ballkanin. Në atë rast nuk u shtrua çështja se çfarë u urdhërua të bënin, por çfarë bënë. Prokuroria paraqiti faktet e saj. Ajo mori 360 orë për ta paraqitur, teksa në rastin tonë po duhet dyfishi. Tek rasti i Millosheviqit, do të duhej të ishin dashur 20 vite nëse do të vazhdonte me këtë logjikë si tani”, tha Emmerson.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.