
Avokati i ish Kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Emmerson para trupit gjykues ka deklaruar se Prokuroria e largoi të vetmin dëshmitar ndaj Veselit, nuk ishte kredibil.
“Prokuroria dje foli për mijëra njerëz që ka intervistuar por asnjë person i vetëm nuk e kanë parë ndonjëherë duke bërë diçka të pa përshtatshme. Ishte një dëshmitar në listën e dëshmitarëve i cili kishte pretenduar se kishte takuar Veselin diku në Kukës, por u pa që ky dëshmitar ishte gabuar plotësisht dhe ai vet kishte deklaruar, javën që shkoj prokuroria vetë deklaron se dëshmitari e kishte gabim dhe propozon që të mos merret dëshmia e tij”, tha Emerson.
Ai tutje tha se tani nuk ekziston asnjë dëshmitar që pretendon se e kanë parë Kadri Veselin të pranishëm në vendin ku pretendohet të jetë kryer krime.