
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson e ka marrë në pyetje edhe sot dëshmitarin Fred Abrahams nga Human Rights Watch, duke e sfiduar konkretisht vërtetësinë e raporteve të Human Rights Watch për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe sot thelbi i Emmerson ishin argumentet dhe burimet e raporteve të Human Right Watch. Emmerson i tha dëshmitarit se derisa ata kanë cituar Fondin për të Drejten Humanitare, një organizatë e udhëhequr nga Natasha kandiq, këta të fundit burimin për krimet e pretenduara të pjesëtareve të UҪK-së e kishin nga mediat serbe të asaj kohe.
“A do të ju befasonte të dinit se ne një numër të rasteve që ju përshkruani të kenë ndodhur, duke cituar Fondin për të Drejtën Humanitare si burim tuajin, burimi i cituar nga fondi janë mediat serbe. A ju befason kjo?”, pyeti Emmerson.
“S’mund të përgjigjem në këtë pyetje derisa të shoh shembullin”, tha Abrahams.
“Do të shihni referencat për Branko Staletiq në Mleqan, dhe ju e shihni qartë aty se burimi është nga mediat në beograd. E sakte?”, vazhdoi Emmerson me pyetje.
“E saktë”, u përgjigj Abrahams, për të vazhduar me pas Emmerson duke i treguar Abrahamsit raportin e tij duke perdorur referencen e njejtë.
“Ҫfarë po shohim këtu është se shkon nga mediat serbe tek Fondi për të Drejtën Humanitare dhe nga fondi tek ju dhe nga ju prapë tek ju. A e pranon kronologjinë që është korrekte?”, pyeti Emmerson.
“Me disa dallime. Së pari, do të doja se cila media, sepse në punën tonë dallon nga mediat shtetërore dhe tjerat private. Do të doja të dija se cilës media po i referoheshit”, u përgjigj Abrahams.
“Nuk e thoni në raport që citoni një media të vecantë, të ndonjë media cfarëdo. Ata e thojnë këtë. Ju i citoni ata. E saktë?”, pyeti avokati.
“E saktë”, u përgjigj Abrahams. Duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e mediave serbe në atë kohë, Ben Emmerson mori një shembull tipik të propagandës së tyre në atë kohë. Ai e përshkroi në detaje si kishte ndodhur masakra në Abrinë e Madhe, e ndodhur me 26 shtator 1998, ku ishin vrarë 23 anëtarë të familjes Deliu.
Madje për këtë, citoi edhe të dhëna nga vetëm Human Rights Watch, që kishin qenë prezent atje pas masakres. Në këtë pikë, Emmerson i prezantoi rastin kur televizioni shtetror serb në atë kohë ishte përpjekur të thoshte se masakra ishte një inseknim, duke thënë madje se femijët e vrarë ishin kukulla të lyera me gjak.
Më pas, Emmerson e pyeti dëshmitarin e 22-të rreth ngjarjeve të pas qershorit 1999. Abrahams konfirmoi se edhe nga vrojtimet e tyre, rastet e dhunës kishin ndodhur nga njerëz edhe civilë dhe se nuk kishin të dhëna se kjo ishte një organizim apo politikë e UҪK-së.