I emocionuar, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka ndarë momente interesante nga dalja e parë publike e UÇK-së.
Haradinaj ka rrëfyer momentet dhe emocionet që kishte pasur turma pas daljes së UÇK-së në skenë.
“E maj men që edhe kur kemi dalë prej bines ka jemi zhdryp teposhtë, makinën nuk na kanë lane as me e dhezë. Krejt me dur të njerëzve kerri”, ka rrëfyer Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se shumica e burrave në moshë kishin filluar të qanin prej gëzimi.
“Derisa jemi hyp në makinë, ta puthshin pushkën, të kapshin për uniforme. Shumica e burrave në moshë domethënë janë kanë tu kajt prej gëzimi, na erdh dita me pa ushtrinë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/