Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Engjëlli im”, e dashura e Liam Payne reagon për vdekjen e tij, postimi prekës i saj

Gazeta10
18 October 2024 - 20:56

E dashura e këngëtarit Liam Payne, Kate Cassidy, ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pas vdekjes së këngëtarit.

Në postimin e saj prekës, Kate ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër, teksa e ka përfunduar me një dedikim për Liam të cilin e ka quajtur engjëll, ku ndër të tjerë thotë se e ka dashur pa kushte dhe plotësisht.

Ajo ka kërkuar privatësi në përballimin e kësaj dhimbje.

Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe dashurinë që më është dërguar. Unë kam qenë në një humbje të plotë. Asgjë rreth ditëve të fundit nuk është ndjerë reale. Ju lutem të më jepni hapësirën për ta naviguar këtë privatisht. Liam, engjëlli im. Ti je gjithçka. Dua të dish se të kam dashur pa kushte dhe plotësisht. Do të vazhdoj të të dua për pjesën tjetër të jetës sime. Të dua Liam”, ka shkruar Kate.

Ndryshe, Liam Payne vdiq të mërkurën pasi dyshohet se ra nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte në Argjentinë. Bashkë me të në këtë udhëtim ishte edhe Kate, por që ajo ishte kthyer në Florida dy ditë para ngjarjes tragjike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.