Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Enver Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë presidentin

Gazeta10
09 March 2026 - 21:09

Në Politiko, profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, komentoi zhvillimet e fundit rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Ai tha se kërkesa e zonjës Albulena Haxhiu dhe një grupi deputetësh për të detyruar deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të japin 80 vota nuk mund të zbatohet.

“Gjykata nuk mund ta kërkojë një gjë të tillë, për shumë arsye, e para është se ekziston një aktgjykim i vitit 2015, i cili përcakton se deputetët nuk mund të detyrohen të kryejnë një veprim të tillë”, tha Hasani.

Ai shtoi se seanca e thirrur nga Haxhiu duket të jetë fiktive, pasi bazohet në një interpretim të gabuar të Kushtetutës dhe standardeve të gjyqësorit kosovar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.