Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Enver Hoxhaj takon Kongresistin amerikan, kërkon mbështetje nga SHBA për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gazeta10
28 May 2026 - 13:20

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, kandidat për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se gjatë një takimi në Prishtinë me kongresistin amerikan Keith Self, ka kërkuar mbështetje për një gjykim të drejt dhe lirimin e shpejtë të ish-liderëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se me kongresistin amerikan ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet Kosova, ndërsa ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Kërkova mbështetje për gjykim të drejt dhe lirim të shpejt për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin nga ky proces i dëmshëm, që ka tejkaluar çdo standard juridik dhe njerëzor, si dhe që kjo çështje të ngrihet edhe në Kongresin Amerikan”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai tutje ka theksuar se “padrejtësia ndaj çlirimtarëve duhet të marrë fund”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.