Lajme

Epoka Trump, Canaj: Me një Trump atje dhe një Kurt këtu, nuk do ecë ashtu si dojmë ne

Gazeta10
20 Janar 2025 - 17:50

Teksa populli amerikan është në pritje të inaugurimit të Donald Trump, si president i ri i ShBA-së, Ish-diplomati, Blerim Canaj ndau opinionin e tij rreth lidhjes që do ketë me shtetin e Kosovës.

Canaj për emisionin “Raport” zbehu shpresa që gjërat mund të ecin edhe mirë përderisa bëhet fjalë për Trumpin e Kurtin.

Megjithatë ai u shpreh i bindur se Kosova do vazhdoj të jetë qendër interesi për Amerikën.

E kam thënë dhe po e them prap, për neve si Kosovë natyrisht që një Trump atje dhe një Albin Kurti këtu nuk besoj se do të ec ashtu si dojmë ne. Kjo ndoshta edhe për shkak të kaluarës, mirëpoë në fund të ditës në krye të atyre shteteve qëndrojnë akterët të cilët nga ana e disa militantëve janë ofenduar, e natyrisht që do jetë pak më ndryshe. Kosova me siguri se do vazhdoj edhe më tutje të jetë një qendër interesi, jo prioritet për shkak se e dimë që në botë ka probleme dhe konflikte tjera ku ShBA-të duhet të kenë çasje“, deklaroi Canaj. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.