Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

ERC Trade & Belux Paper Cups depërton në tregun ndërkombëtar, merr pjesë në panairin “ANUGA 2023” në Milano

Gazeta10
10 October 2023 - 9:23

Pas pjesëmarrjes së suksesshme në panairin e mirënjohir ndërkombëtar “ANUGA 2023” në Këln të Gjermanisë ERC Trade & Belux Paper Cups kanë vazhduar për në Milano të Italisë.

ERC Trade & Belux Paper Cups po vazhdon me pjesëmarrjen aktive në panairet ndërkombëtare me qëllim të ekspozimit dhe krijimit të mundësive të reja eksportuese në tregjet ndërkombëtare me prodhimet vendore, gotat e letrës – Belux Paper Cups.

Nga data 13 deri më 17 tetor, ERC Trade & Belux Paper Cups do të merr pjesë në panairin e njohur ndërkombëtar “HOST Milano 2023” në Milano të Italisë, me produktet tashmë të njohura dhe kualitative në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar, gotat e letrës – Belux Paper Cups.

Kompania ERC Trade & Belux Paper Cups, falënderon të gjithë klientët dhe partnerët e tyre për bashkëpunimin dhe besimin e tyre në ERC Trade dhe BELUX Paper Cups përgjatë gjithë këtyre viteve.

Adresa ku mund të vizitoni kompaninë gjatë panairit: ERC TRADE – BELUX PAPER CUPSMilano (IT) | HOST Milano 2023 HALL 14 | STAND L01.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.