
Pas pushimeve të verës, javën e ardhshme, do të rifillojë gjykimi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në Hagë, pritet të vazhdojnë dëshmitë e tyre dëshmitarët e radhës.
Prokuroria e Specializuar e Hagës me një parashtrim të publikuar ka bërë të ditura detaje për historinë e këtyre dëshmitarëve.
Në këtë parashtrim të cilin e ka parë Nacionale, pretendohet se disa prej dëshmitarëve kanë qenë të ndaluar e maltretuar nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Disa prej këtyre personave i kanë përmendur edhe emrat e Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt e eprorëve të tjerë të UÇK-së.
Disa kanë folur për persona të zhdukur, e disa të tjerë për strukturën e UÇK-së.
Por, cili ishte roli dhe cila pritet të jetë dëshmia e këtyre dëshmitarëve?
Një dëshmitar me shifrën W04586 flet direkt për një rrëmbim duke pretenduar se arsyeja ishte përkrahja e tij për LDK-në edhe pse nuk ishin aktivë në politikë. Sipas këtij dëshmitari, ai dhe familja e tij u ndaluan në një pikë kontrolli, dhe atë e akuzuan se i takon një familje spiunësh. Në këtë ndalesë, u mor njëri nga anëtarët e familjes së tij. Sipas dëshmitarit, mbetjet e familjarit që u ndalua u identifikuan në vitin 2005. Sipas këtij dëshmitari, edhe në raste të tjera ushtarët e UCK-së i kishin shkuar në shtëpi duke i akuzuar për spiunë.
Një dëshmitar me shifrën W0382 pritet të dëshmojë për një ndalim që ia kanë bërë disa ushtarë të UÇK-së. Përderisa anëtarët e familjes së tij i lejuan të largohen, atë personalisht e kishin ndaluar me arsyetimin se disa struktura të UÇK-së po duan të bisedojnë me të. Ky dëshmitar e kishte përmendur me emër edhe Hashim Thaçin.
“Arriti një grup ushtarësh të armatosur të UÇK-së, duke përfshirë [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR] abuzoi verbalisht [REDAKTUAR], përfshirë duke i kërcënuar me armën e tij dhe duke treguar se disa [REDAKTUAR] ishin të lidhur me bashkëpunëtorët serbë. Në veçanti, W03832 vërejti [REDAKTUAR] duke drejtuar ofendime ndaj liderëve të LDK-së. Ky abuzim verbal vazhdoi për disa orë. Më vonë, Hashim THAҪI erdhi i veshur me uniformë ushtarake dhe [I REDAKTUAR]. Pas një mungese të shkurtër nga zyra, THAҪI u kthye dhe udhëzoi [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR]”, thuhet në dëshminë e këtij dëshmitari, raporton Nacionale.
Një dëshmitar tjetër sekret në dëshminë e tij pretendon se ishte ndaluar nga ushtarë të UÇK-së, me arsyetimin se nuk kishte marrë autorizimin e duhur për të hyrë në territorin e kontrolluar nga UÇK-ja. Ai pretendon të jetë sulmuar nga një ushtar.
“UÇK-ja fillimisht mbajti W03880 dhe W04828 në një ish-klinik shëndetësore në [REDAKTUAR]. Fillimisht ato mbaheshin në dhoma të veçanta. Gjatë kësaj kohe, W03880 u tha se ata ishin të dyshuar për [REDATKTUAR). Gjithashtu gjatë kësaj kohe,WË03880 u sulmua nga një pjesëtar i UÇK-së [REDAKTUAR]. W03880 më pas u mor në pyetje nga anëtarët e UÇK-së. Pas rreth 10 ditësh paraburgim, W03880 u vendos në të njëjtën dhomë me W04828. Disa ditë më vonë u njoftuan se ishin përcaktuar [REDAKTUAR]. Edhe pse anëtarët e UÇK-së i referoheshin një ‘gjykate ushtarake’, W03880 gjithashtu nuk ishte vënë në dijeni për ndonjë gjykim apo proces tjetër gjyqësor në lidhje me akuzat e supozuara, ose për ndonjë të drejtë për apel”, thuhet në dëshminë e këtij dëshmitari.
E dëshmitari me shifrën W04769 thotë se kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri për të mbledhur armë, dhe u kthye në Kosovë ku po i monitoronte pozicionet e forcave serbe. Pra, që nënkuptohet se mund të ketë qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ky dëshmitar ka përmendur një takim që ka pasur me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Në një takim të tillë afër [REDAKTUAR], W04769 u takua me Hashim THAҪI dhe Kadri VESELI. W04769 e kuptoi Hashim Thaçi ishte si përfaqësues politik i UÇK-së. W04769 u takua edhe me Kadri VESELI-n në një rast tjetër në vitin 1998, në [REDACTED], dhe përsëri në vitin 1999. W04769 në mënyrë të ngjashme u takua me Zëvendëskomandantin Jakup KRASNIQI, gjatë një takimi të Shtabit të Përgjithshëm në vitin 1999. Bislim ZYRAPI, i cili W04769 kishte parë në [W04769] në vitin 1998, ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm. W04769 vërejti se në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm kishte nga ata që raportonin te Rexhep SELIMI dhe të tjerë nën Kadri VESELI. W04769 vëzhgoi strukturën komanduese të njësive në zonën [REDACTED], duke përfshirë në lidhje me brigadat e komanduara nga [REDACTED]. Ai ka vëzhguar edhe praninë e Policisë Ushtarake të UÇK-së”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë për dëshminë e këtij dëshmitari.
Edhe një tjetër dëshmitar pretendon të ketë vëzhguar strukturën e UÇK-së, Sipas tij, ushtria kishte zinxhir komandues. Ai ka përmendur diçka lidhur me rrëmbimin e një qytetari me emrin Ymer Xhafiqi, që është në mesin e viktimave në aktakuzën e Prokurorisë.
“Gjatë punës së tij me [REDAKTUAR) W03724 kërkoi informacion nga UÇK-ja rreth individëve që mendohej se ishin zhdukur ose të ndaluar. W03724 beson se është e mundur që ai dikur të ketë takuar vëllezërit Saveliq të cilët më vonë u rrëmbyen nga UÇK-ja. W03724 ishte [ReDAKTUAR] pas rrëmbimit të tyre. W03724 dërgoi një deklaratë [REDAKTUAR] në lidhje me rrëmbimin e Ymer XHAFIQI, duke përfshirë përpjekjet e W03724 për të ndërhyrë. Në [REDACTED], W03724, së bashku me W02153, [REDACTED]. [REDAKTUAR] mësohet për rrëmbimin e XHAFIQIT. w03724 shkoi në Randobravë/Randobrava ku takoi komandantin e Brigadës së UÇK-së ‘Skender’, i cili fillimisht mohoi të kishte njohuri paraprake për rrëmbimin, por më pas zbuloi se ai dinte për të. Më pas, komandanti i UÇK-së Ekrem REXHA i njohur ndryshe si “Komandant Drini”, mbërriti në Randobravë me shefin e misionit të OSBE-së, Michel MAISONNEUVE, ndërsa REXHA dhe MAISONNEUVE patën një bisedë për rrëmbimin e XHAFIQIT’, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë për këtë dëshmitar.
E në mesin e dëshmitarëve të radhës pritet të ketë edhe serbë. Njëri nga ta është pjesë e kësaj dosje të Prokurorisë.
“Natën e datës 17 deri më 18 korrik 1998, W00072, një grua serbe, burri, djali dhe anëtarë të tjerë të komunitetit serb të fshatit të saj, u sulmuan në shtëpinë e saj. W00072 dhe gratë e tjera u strehuan në bodrumin ku mbanin bagëtitë. Të shtënat kanë zgjatur gjithë natën, derisa ushtarët e UÇK-së i kanë detyruar të dorëzohen dhe të mblidhen në oborr. W00072 njohu disa nga fqinjët e saj në mesin e tyre edhe ushtarë të UÇK-së”, thuhet në këtë dokument, raporton Nacionale.
Një tjetër dëshmitar, pritet të flas për një ndalim të UÇK-së në një qendër të ndalimit dhe ku kishte parë trajtimin e tmerrshëm sipas tij të disa personave.
“W01504 përshkroi se si të burgosurit ishin lidhur me zinxhirë dhe kushtet e këqija [REDAKTUAR]. Gjatë ndalimit të tij, Ë01504 u rrah çdo ditë dhe natë, të paktën dy herë. W01504 gjithashtu dëshmoi personalisht rrahjet e të burgosurve të tjerë, duke përfshirë [REDAKTUAR]. Kur merrnin ushqim, të burgosurit shpesh nuk mund të hanin për shkak të gjakut dhe lëndimeve W01504 identifikoi disa anëtarë të UÇK-së, duke përfshirë [REDACTED]. Ai e ka parë edhe Fatmir LIMAJ-in, gjithmonë i shoqëruar nga Tahir SINANI, në disa raste në [REDAKTUAR]”, ka deklaruar dëshmitari.
E një tjetër dëshmitar, e përmendi Jakup Krasniqin si udhëheqës të një qendre të paraburgimit në Malishevë. Këtë e kishte thënë një oficer i ushtrisë britanike që në dëshminë e tij pritet të flas për disa persona të zhdukur në kohën e luftës.
“W02153 u ndalua për pak kohë nga forcat serbe pasi vëllezërit SAVELIĆ u zhdukën më 27 shkurt 1999, ku ai ishte dëshmitar i situatës së paqëndrueshme të lidhur me këtë incident. Në mars të vitit 1999, W02153 mori informacione për rrëmbimin e Nexhmi KRASNIQI, drejtor shkolle, dhe Elmi KRASNIQI, gazetar i Radio Prishtinës. W02153 e kuptoi se dy të arrestuarit ishin marrë për t’u marrë në pyetje sepse nuk ishin përkrahës të UÇK-së. W02153 [REDAKTUAR] u përpoq të gjente Ymer XHAFIQI (drejtshkrimi alternativ DJAFIQI/GJAFIQI) pas arrestimit të tij nga UÇK-ja më 9 mars 1999”, thuhet në dëshminë e tij.
Të gjitha këto dëshmi, mbetet të shihet nëse do të jenë publike për qytetarët, pasi deri më tash pothuajse pjesa më e madhe e seancave gjyqësore kanë qenë të mbyllura.