Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Erdogan është diktator” – Acarohet debati Matoshi – Çerkezi: 21 milionë qytetarë e votuan

Gazeta10
15 May 2023 - 22:02

Zgjedhjet e mbajtura dje në Turqi kanë përplasur ashpër panelistët në studion e Politikos për çka edhe ishin ftuar të diskutonin.

Sylejman Çerkezi nuk u pajtua me Halil Matoshin pasi ky i fundit e quajtur presidenti turk, dikator duke e mbajtur pushtetin për 20 vjet.

“Shiko sa njerëz janë politikisht nëpër burgjet e Turqisë. Çka ka more rëndesi edhe 500 milionë vota me i marrë, se ai është diktator, pikë. Erdogan ra në balotazh sepse opozita ka marrë zemër. Nuk është shumë më me rreëzu një diktatur.”, tha Matoshi i acaruar.

Çerkezi i tha Matoshit se po të ishte dikator nuk do të arrinte të votohej nga 21 milionë qytetarë të Turqisë.

“Mos të mendojmë më se Evropa është liberale, sepse s’është e tillë. Mos të krijojmë fallco. Ai (Erdogan) i ka marrë 21 milionë vota. Po, s’mundet me i marrë diktatori nëse ai ty është duke të bërë dëm. Po të ishte diktator, s’do t;i lejonte të bëhen bashkë.”, tha tutje Çerkezi.

Momenti i plotë i përplasjes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.