Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Erdogan i kënaqur për marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumente kalimi

Gazeta10
07 September 2022 - 14:29

Presidenti turk, Regjep Tajp Erdogan, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, theksoi se shpreson që në një të ardhme të afërt të arrihet një marrëveshje për targat me Kosovën, si dhe për çështje të tjera kontestuese, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime vetëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje të tjera problematike”, tha Erdogan.

Tutje ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë sinqerisht zgjidhjen e problemit përmes dialogut.

“Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë që mundet për të arritur një zgjidhje në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Erdogan.

Ai e tha këtë pasi u pyet në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e serb, Aleksandar Vuçiq, se cilat hapa të ardhshëm do të ndërmarrë Turqia për të stabilizuar edhe më shumë situatën, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Tanjug./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.