Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zhdukjen e një personi në fshatin Dardani të Ferizajt.
Rasti është raportuar nga nëna e tij, e cila ka njoftuar se djali kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia ka bërë të ditur se rasti mbetet në hetime.