
Erërat e forta gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar dëme në Dardishtë (Kryeshevc) të Obiliqit.
Si pasojë e rrëzimit të shtyllave dhe kabllove elektrike nga erërat e forta, rruga “Jusuf Shalaku” në Dardhishtë mbetet e bllokuar për qarkullim. Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po merren me situatën.
