Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Eric Garcia pranë largimit nga Barcelona

Gazeta10
17 January 2023 - 12:22

Mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia, me shumë gjasë po kalon sezonin e tij të fundit te Barcelona.

Garcia nuk po ka hapësira të mjaftueshme te ekipi katalan dhe shumë shpejtë pritet t’i japë fund aventurës së tij në “Camp Nou”.

Sipas raportimeve të fundi nga mediat spanjolle, Barcelona për ta lënë të lirë mbrojtësin spanjoll kërkon rreth 20 milionë euro.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk po llogarit në shërbimet e mbrojtësit dhe është dakord që Garcia të largohet nga klubi në përfundim të edicionit.

Garcia erdhi te Barcelona në vitin 2021 si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare që e kaloi te Manchester City.

22-vjeçari ka qenë më parë pjesë e grupmoshave të reja të BArcelonës, ndërsa kaloi te City në grupmoshat U18.

Këtë sezon deri më tani, Garcia ka zhvilluar 15 paraqitje me ‘Blaugranët’ në të gjitha garat.

Mbrojtësi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 18 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.