
Ermal Krasniqi do të largohet nga Sparta e Pragës për ta vazhduar karrierën te gjiganti polak, Legia e Varshavës.
Marrëveshja është shumë afër përfundimit, me lojtarin që ka udhëtuar drejt Polonisë për testet mjekësore.
Transferimi pritet të jetë në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Krasniqi nuk bëntë pjesë në planet e ekipit çek për edicion e ri dhe largohet nga skuadra pas një viti.
Trajneri i Legias, Edi Lordanescu e njeh lojtarin dhe po insiston në transferimin e tij pasi beson se do t’i sjellë skuadrës shumë kualitet në repartin ofanziv.
Krasniqi ka luajtur vetëm një ndeshje në kampionat me Spartën këtë edicion, në gjashtë xhirot e mundshme.
Sparta shpezoi plot 2 milionë euro vitin e kaluar për transferimin e Krasniqit nga Rapidi i Bukureshtit.
Në total me ekipin çek, sulmuesi anësor ka zhvilluar 45 ndeshje, prej të cilave ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.
26-vjeçari deri më tani ka zhvilluar tetë paraqitje me kombëtaren e Kosovës, prej të cilave ka shënuar dy gola.