Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ermal Krasniqi transferohet tek Rapid Bukureshti

Gazeta10
26 December 2023 - 20:00

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi do t’i bashkohet Rapid Bukureshtit në janar.

Mediumi rumun “Fanatik” ka raportuar se Rapidi ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe Clujin për transferimin e tij.

Cluji do të përfitojë 1 milionë euro nga shitja e Krasniqit, teksa do të mbajë edhe 20% të kartonit të tij.

Reprezentuesi kosovar me Rapidin është pajtuar për një kontratë dy-vjeçare, me pagë mujore prej 20 mijë eurosh.

25-vjeçari te Rapidi do të gjej dy sulmuesit tjerë kosovarë; Albion Rrahmanin dhe Florent Hasanin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.