Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ermiona reagon ashpër ndaj autorëve të Top Channel pas sulmit

Gazeta10
28 March 2023 - 14:27

Ish-banorja e “BBVA”, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër  përmes një story në rrjetin social instagram për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerancë.

Në një video të hedhur në storyn e saj shihen banorët tjerë brenda shtëpisë të cilët dëgjojnë të shtënat me kallash kur ndodhi vrasja e rojës dje në oborrin e ‘Top Channel’, ngjarje kjo të cilës akoma nuk i janë zbardhur motivet.

Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur drejtueset e këtij programi, Sara dhe Lori Hoxhën ‘të pangopura’.

“Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar artistja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.